Shqipnia autsajdere e ‘Euro 2016’

euro2016

Mbas përfundimit të ndeshjeve miqësore të Marsit, që ekipet e kualifikueme për n’Europian zhvilluen gjatë ditëve të fundit, mediat britanike kanë ba nji renditje se cilat janë skuadrat favorite për fitimin e trofeut.

Simbas të përditshmes britanike, “The Telegraph”, Shqipnia llogaritet si autsajder në Euro 2016.
Kombëtarja shqiptare renditet e parafundit, tue lanë mbas vetes vetëm përfaqësuesen e Hungarinë.

“Çfarë mund të themi për Shqipninë që nuk asht thanë deri tash? Hmm. Ata humbën 2-1 në miqësoren me Austrinë javën e kalueme dhe nuk janë aq të veçantë, jo aq sa flitet për ta”,-shkruen “The Telegraph”, ndërsa nuk perfshinë në artikullin e saj fitoren që kuqezinjtë arritën nji natë më parë ndaj Luksemburgut (0-2).

Simbas gazetës britanike, në vend të parë renditet Gjermania, e ndjekun nga Franca dhe Spanja.

Dy kundërshtarët e tjerë të Kombëtares në grup, Zvicra dhe Rumania, renditen në vendin e 17 dhe të 20.