Shqipnia e para në Euro 2016 për…!

Kombëtarja e Shqipnisë pamvarësisht përfaqësimit dinjitoz në Kampionatin Europian ka nji statistikë jo të favorshme tue i kthye kuqezijtë në krye të listës për aspektin e disiplinës.

Djemtë e De Biasit janë cilësue si ma agresivët të ‘Euro 2016’ mbasi në veç 3 ndeshje kanë marrë 10 kartonë të verdhë dhe nji të kuq.

Kjo mesatare e naltë e ndëshkimit me kartonë e ka ngjitun Shqipninë në vendin e parë si Kombëtarja ma e ashpën në ‘Euro 2016’.

Në top 3 janë edhe Kombëtaret e Austrisë dhe Irlandës.