Shqipnia gati për “betejë”, vizitë te armët e Skenderbeut në Vienna

Kombëtarja e Shqipnisë e futbollit, ka me qenë nesër në orën 17:00, për nji vizitë në Muzeumin e Arteve të Vienna’s, për me i pa nga afër armët e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Kjo vizitë asht planifikue muej ma parë, si nji pjesë e randësishme dhe simbolike e agjendës së ekipit të Shqipnisë.

Federata Shqiptare e Futbollit bani me dije se, drejtuesit, stafi dhe i tanë ekipi, kanë me pasë mundësi me i kqyrë nga afër armët dhe përkrenaren e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, që janë të ekspozueme atje.