“Shqipnia ka me ra qysh n’grupe”

Kur duhet nji javë nga fillimi zyrtar i gares që ka me i vnue përballë kombëtaret ma të mira të futbollit në kontinentin e vjetër, agjencia e njohun e statistikave sportive, “Gracenote” ka dhanë parashikimet e saj mbi “Euro 2016”.

Aspak lajme të mira për përfaqësuesen kuqezi të drejtueme nga Gianni De Biasi, që të paktën në letër mundet me quejtë të përfunduem garen mbrenda fazës së grupeve.

“Gracenote” ka dhanë nji rrugëtim aspak pozitiv për Shqipninë në organizimin e kësaj vere, tue nënvizue se kuqezijtë kanë vetëm 36% mundësi reale për me kalue ma tej dhe se kanë me u eliminue mbas 3 përballjeve të programueme, respektivisht me Zvicrën, Francën dhe Rumaninë.