Shqipnia luen lojë miqësore me këtë vend!

shqipnia

Kombëtarja Shqiptare e futbollit ka siguru edhe nji tjetër miqësore në kuadër të përgaditjeve për Europanin e kësaj vere në Francë.

Skuadra e drejtueme nga Gianni de Biasi do të luejë më 3 Qershor ndaj Ukrainës në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri d’Italia” n’orën 20:30.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka arritë marrëveshjen me homologët ukrainas për të zhvillue nji miqësore midis dy kombëtarëve në kuadër të përgaditjeve për finalet e Europianit “Francë 2016””, thuhet në deklaratën e FSHF’s ku jepen edhe detajet e miqësores.

Përpara miqësores me Ukrainën, më 29 Maj, “kuqezijtë” do të zhvillojnë miqësoren e cila asht zyrtarizu prej kohësh nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndërkohë, më 5 Qershor luhet edhe miqësorja e fundit e Kombëtares kuqezi ndaj Kanadasë.