Shqipnia ma n’fund bahet fituese e Europianit

fanella

Fituesja e parë e këtij Europiani asht Shqipnia.

Kështu shkruen kanali sportiv gjerman, Sport1.

Fanella e kombëtares shqiptare asht shpall ma e bukura e këtij Europiani.

Lexuesit e faqes së Sport1 në internet kanë vendos se blluza e kombëtares asht ma e bukura.

26 mijë vota ka marrë fanella e Shqipnisë.

Më pas me 24 mijë vota vjen fanella e Turqisë.

Në vend të tretë asht fanella e Gjermanisë me 4.600 vota.

Sport1 asht pasaardhësi i kanalit të famshëm gjerman, DSF, i ndjekun edhe në Shqipni.

Fanella asht pëlqye shumë, por ka pasë komente për çmimin e saj të shtrejtë.

Drejtuesit e FSHF thonë se detajet dhe cilësia e saj e kanë ba çmimin të shtrejtë.

Ajo asht ndër fanellat ma të shtrejtat t’Europianit.