Shqipnia mbërrin në Francë

Kombëtarja e Shqipnisë ka mbërri paraditen e sotme në Francë, për Kampionatin Europian të futbollit, garë në të cilin ajo merr pjesë për herë të parë.

Lojtarët e kombëtares shqiptare kanë zbritë në aeroportin e lokalitetit Perros Guirec, ku janë pritë nga gazetarë francezë dhe të tjerë të huej.

Përfaqësuesja shqiptare ka me qëndrue në qytezën Lannior, ku ka me u pritë edhe nga autoritetet vendase. Mikpritja për kuqezijtë doket e ngrohtë, mbasi në rrugët e qytetit janë vendosë parulla “Mirësevjen Shqipni”.