Shqipnia merr lajmin e madh në prag të ndeshjes kundër Izraelit

Kur ka kalue nji muej nga ndërhymja kirurgjikale, sulmuesi i Kombëtares së Shqipnisë, Armando Sadiku menxi po pret me u rikthye në fushë.

Në prag të ndeshjes së 12 Nandorit, Armando Sadiku jep sinjale pozitive, ndërsa stafi i Kombëtares me në krye De Biasi shpresojnë deri në fund që sulmuesi i Zurichut me qenë i gatshëm për me u futë në fushën e lojës.

Ditën e sotme Sadiku vazhdoi stërvitjen i veçuem ku ushtrimet e forcës dhe goditjet drejt portës ishin kryefjala e kësaj faze rikuperuese.