Shqipnia mundet me luejt kundër Izraelit pa shikues, kjo asht arsyeja

FSHF ka kërkue nga tifozët që me qenë ma të kujdesshëm në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Tifozët kishin hedhë flakadanë në dy ndeshjet e fundit kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës dhe kjo mundet me ba që UEFA me dënue FSHF’në.

Shqipnia rrezikon që ndeshjen e ardhshme me luejt pa tifozë dhe me u denue edhe me gjobë.

“Jemi në limitet e rrezikimit që mundet me na u denue fusha, për shkak të hedhjes së flakadanëve në dy ndeshjet e fundit kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës”, tha Sekretari i FSHF’s, Ilir Shulku.