Shqipnia mundet me qene interes për mafian në “Euro 2016”!

Qysh me parandalue kurdisjen e rezultateve ne Euro 2016? Asht plani i organizatorëve dhe autoriteteve të kampionatit europian, që ka me u zhvillue sivjet në Francë dhe ku veç rrezikut per sulme terroriste, asht edhe fluksi i basteve që mundet me ndodhe, sidomos në Azi.
Aludohet se mundet me pase edhe nji ndikim të mafias në këtë aktivitet, tue i kurdise rezultatet e  ndeshjeve. Për shume muej, UEFA, shërbimet e policisë dhe llotaritë kombëtare franceze, takohen për me ghjete menyra me parandalu dhe evidentu kurdisjen e mundshme të ndeshjeve në “Euro 2016”.
Vendet e vogla, si Shqipnia për shembull, mujn me qene me interes për rrjetet kriminale. Nga ana tjetër, mundësitë janë pothuejse pa fund në baste. Për këtë arsye, nji shërbim i policisë gjyqësore, i trajnuem në këtë drejtim, kane me nis hetimet në ndonji rast urgjent.
“Trakfin”, platforma “Bersi”, që gjurmon lëvizjet jonormale të pareve, asht mobilizu në rast të ndonji ngjarje të pashembullt. “Europol” dhe “Interpol” janë të integruem në këtë drejtim me paisje speciale.