Shqipnia n’ankth, qe cili lojtar rrezikon Europianin

Dhembje kreje për Shqipninë përpara startit të Kampionatit Europian. Damtimi muskulor që Taulant Xhaka ka pësue në minutat e para të ndeshjes me Sionin, rezultoi ma shqetësues nga sa u mendue fillimisht.

Mbasi festoi titullin e 7-të radhazi kampion të Zvicrës, klubi i Bazelit njoftoi zyrtarisht se mesfushori shqiptar ka me qëndrue disa javë larg fushave, por pa specifikue saktësisht afatin kohor.

Mbas vizitave mjekësore, vetë 25-vjeçari bani të ditun se do të qëndrojë 4 javë jashtë fushave të lojës, por friga asht se Taulantit mundet me ju nevojit edhe ma tepër kohë për me qenë gati për ndeshjet në Grupin A të Euro 2016.

Nga damtimi në pjesën e mbasme të kofshës së djathtë, mesfushori ka me humbe fundin e sezonit me Baselin, por pritet me mungue edhe në miqësoret që Shqipnia ka me zhvillue përpara evenimentit në Francë.

E sigurt doket që Xhaka nuk ka me luejt ndaj Katarit me 29 Maj, por edhe në ndeshjen e fundit testuese me Ukrainën, me 3 Qershor në Bergamo të Italisë.