Shqipnia ndërron fanellat për ndeshjen ndaj Rumanisë, a kanë me i sjellë fat!

Kombëtarja Shqiptare luen sonte në orën 21:00 në Lyon, ndeshjen e fundit të raundit të parë të Kampionatit Europian.

Pritet që sonte në mbramje në stadium me qenë rreth 15 mijë tifozë të kuqezijve. Në ndryshim nga 2 ndeshjet e para lojtarët kanë me luejtë me fanellën e tretë që asht e zezë me nunaca bojë hini.

Shqipnia ka me u përballë në nji ndeshje të vështirë me rumunët, të cilët gjithashtu pretendojnë për nji rezultat që kishte me i favorizue në kualifikim të matejshëm.

Shqipnia duhet me fitue kundër Rumanisë, për me shpresue kualifikimin në fazën e matejshme të Europianit të parë të saj.

234182_1