Shqipnia nis urgjent drejt Kroacisë dosjen ‘Ballisti’; Qe pse i rrezikohet jeta në Serbi

Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të përpjekjeve për me ndalue ekstradimin e Ismail Morinës, i njoftun edhe si “Ballist” Morina, nga Kroacia drejt Serbisë, i ka dorëzue ditën e Martë Ministrisë së Drejtësisë nji raport mbi vendimin e Gjykatës sportive KAS, për ndeshjen e ndërpreme Serbi-Shqipni të 14 Tetorit 2014 në Beograd.

Në këtë vendim, ku Shqipnia fitoi tre pikët në tavolinë, gjykata sportive ka përmende koret raciste si dhe dhunën e paprecedentë fizike që tifozët dhe personeli i stadiumit kanë ushtrue ndaj lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares së Shqipnisë.

Këto detaje, së bashku me viedon përkatëse, pritet të bahen pjesë e relacionit që ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, shumë shpejt ma je dergue homologut kroat për me bindë qeverinë në Zagreb që mos me lejue ekstradimin e Morinës drejt Serbisë, siç ka vendose Gjykata e Dubrovnikut.