Shqipnia, nji Leicester tjetër

Në nji përmbledhje emocionuese prej 60 sekondave ku përfshihet fushata e fundit elimiantore dhe veprimet kulmore të Euro 2016, kanali prestigjioz “Eurosport” e ka ritheksue edhe njiherë arritjen historike të futbollit shqiptar.

“Mrekullia Shqipni”, në të cilën tregon se si nji vend i vogël arriti me u kualifikue në Euro 2016, asht nji minireportazh i platformës së njohun që ka nisë me u shpërnda shumë shpejt në rrjete sociale dhe portale të njohuna.

“Eurosport” e krahason Shqipninë me arritjen historike të Leicester City, që arriti në këtë sezon me u shpallë kampion i Premier League.

“Leicesteri i futbollit ndërkombëtar? Kqyrni tregimin e mrekullueshëm të udhëtimit të Shqipnisë nga pozicionimi në vendin e 96 në ranglistën e FIFA’s në kualifikimin në Euro 2016”, shkruen “Eurosport” në faqen zyrtare.