Shqipnia, rekord të fanellave të shituna

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit asht kthye në objektiv diskutimi në mediat ma të mëdha europiane, kjo edhe për shkak të interesit që tifozët kuqezij, po tregojnë karshi saj.

Simbas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, interesi i tifozëve asht shprehë edhe në blemjen e fanellave dhe suvenirëve të tjerë të ekipit Kombëtar Shqiptar.

Deri tash, uniforma e përfaqësueses shqiptare asht shitë me ritme të shpejta, sidomos në Zvicër dhe Francë, por edhe në Itali. Llogariten rreth 80 mijë uniforma të shituna në total dhe bahet fjalë për nji prej fanellave ma të shtrejta që shkon në rreth 80 euro.

Përfitimet e FSHF’s vlerësohen të jenë shumë të mëdha, mbasi përllogaritet që të jenë arkëtue përafërsisht ma shumë se 6 milionë euro.