Shqipnia rrezikon shumë mbas vendimit të FIFA’s

Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit ka ba të ditun sot se ka dënue 11 federata të ndryshme botnore për sjelljen e papërshtatshme të tifozëve të tyne gjatë kualifikueseve të Botnorit 2018 dhe mes tyne nuk mungonte emni i Shqipnisë.

Institucioni që drejton futbollin botnor ka vendosë të gjobitë me 50 mijë franga zvicrane FSHF’­në, për shkak të ngjarjeve në stadiumin “Loro Boriçi” që kanë lidhje me tifozët.

Gjoba prej 50 mijë frangash për Shqipninë asht dhanë për “sjellje të papërshtatshme mes grupit të vet të tifozëve (përfshihen kthimi i kurrizit dhe fishkëllimat për himnin kombëtar kundërshtar, dhezja e fishekzjarrëve, përdorimi i llazerit, shpalosja e sloganeve dhe parullave politike):

Simbas vendimit të UEFA’s, përveç gjobës prej 50 mijë frangash zvicrane, Shqipnia ka marrë edhe nji “tërheqje vëmendjeje dhe nji paralajmërim” që don me thanë se kjo masë mund të përshkallëzohet në t’ardhmen dhe rrezikohet seriozisht zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë. Ndërkaq, për sjelljen e pahijshme të tifozëve maqedonas në momentin e himnit shqiptar, FIFA thjesht i ka dhanë nji paralajmërim Federatës Maqedonase.