Shqipnia triumfon ndaj Hungarise. Kqyrini gollat!

shqipni hungari u-21

Shqipnia e ka mujt 2:1 Hungarinë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian 2017, në kategorinë U-21.

Daniel Gera e kaloi Hungarinë n’epërsi, por Rey Manaj barazoi menjiherë, falë asistimit të Liridon Latifit.
Futballeri prej Kosove u tregu vendimtar edhe në gollin e dytë, tue i asistue kësaj radhe Herdi Prenga, i cili realizoi për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Me këtë fitore, Shqipnia renditet në pozitën e dytë në grup me 12 pika, me nji pikë ma shumë se Izraeli.