Shqipnia zbret n’fushë me ndryshime ndaj Francës

Trajneri i kombëtares Giani De Biasi pritet me përfshijë 3 lojtarë të ri në formacionin titullar që ka me sfidue Francën të Mërkurën.

Paraqitja e mirë e Kukelit në qendër të mbrojtjes me Zvicrën mundet me bind teknikun italian me vendosë në të njajtin pozicion me transalpinët.

Kështu, do të krijohen hapësinat për Ergys Kaçen, i cili mund të vendoset në qendër të mesfushës.

Dy lojtarë të tjerë që mund të jenë pjesë e 11’shes janë Lila dhe Memushaj, por ende nuk dihet se cilët mund të zavendësojnë.