Shqiponjat apo gjelat, kush ka me fitue?

“Fitojnë shqiponjat apo gjelat?

Kjo ka qënë pyetja që ka startue nji media franceze, e cila ka publikue fotomontazhin e mësipërm të punuem nga agjencia Energjia e Francës (EDF).

“Kombëtarja e Shqipnisë përballet me Kombëtaren e Francës këtë të Merkurë n’orën 21:00″, shkruejnë ato.

“Asht raundi i dytë për të dyja ekipet. Shqipnia vjen mbas nji humbje të ngushtë me Zvicrën, kurse Franca vjen mbas nji fitore aspak bindëse me Rumaninë.

Nji fitore për Shqipninë do të hapte shpresat për kualifikim të matejshëm, ndërkohë që nji e tillë për Francën do t’i siguronte asaj vazhdimin e aventurës në Euro 2016”, përfundojnë mediat.