Shqiptarët sundojnë formacionin e javës në Bundesligë

Ka vazhdue forma e jashtëzakonshme e futbollistëve shqiptarë nëpër botë.

Së fundi në Gjermani kanë shkëlqye dy futbollistët e Kombëtares së Shqipnisë, Mërgim Mavraj dhe Amir Abrashi.

Mavraj ishte titullar si gjithmonë në fitoren e Kolnit 3-0 ndaj Hamburgut, ndërsa ishte i pakalueshëm në fazën e mbrojtjes.

Ndërkohë, Amir Abrashi ka shkëlqye me Freiburgun që mori tri pikë nga udhëtimi në Bremen.

Përpos lojës perfekte në fazën defensive, Abrashi arriti me shënue edhe nji goll të bukur që ishte i pari në karrierën e tij në Bundesliga.

Kësisoj, e përditshmja gjermane ‘Kicker’, i ka futë ata në formacionin ma të mirë të javës.

Ky asht formacioni i javës në Bundesliga:

Jarsten, Donati, Sule, Mërgim Mavraj, Halistenberg, Amir Abrashi, Robben, Sabitzer, Grifo, Lewandowski, Modeste.

abrashi-1