Shqiptarët vendosin nji rekord në Europian

Shqiptarët kanë vendosë rekord për numrin e lojtarëve që marrin pjesë në “Euro 2016”.

Gjithsej në këtë Evropian kanë marrë pjesë plot 31 futbollistë shqiptarë. 23 prej tyne lurjnë për Shqipninë, 6 luejnë për Zvicrën, ndërsa nji për Gjermaninë. Në listë përfshihet edhe Candreva i Italisë, që asht nji lojtar me origjinë arbnesh.

Këtë Europian janë shënue deri tash tre golla nga lojtarët shqiptarë. Shkodran Mustafi shënoi në ndeshjen Gjermani-Ukrainë, Admir Mehmedi i shënoi Rumanisë, ndërsa Armando Sadiku realizoi gollin historik ndaj Rumanisë.