Shqiptari e jep gollin e vitit në Zvicër (video)

Benjamin Kololli ka vazhdue shkëlqimin e tij në kampionatin zvicran me Lausanne’n.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, ka qenë titullar si gjithnji për ekipin e tij në udhëtimin e vështirë te Basel’i.

Por, Lausanne arriti m’i befasue krejt dhe me triumfue 1-2 në fushën e kampionëve aktualë të Zvicrës.

Meritë të madhe për këtë fitore kishte edhe Benjamin Kololli, i cili ka arritë me dhanë nji goll të jashtëzakonshëm nga gjuejtja e lirë.

25-vjeçari goditi për mrekulli nga nji distancë rreth 25 metra, ndërsa topi shkoi në kandin e djathtë tue barazue rezultatin përkohësisht.

Shperndaje në: