Shtohen masat e sigurisë, ka lajme se tifozët kroatë munden me ndërpre lojën?

Në prag të ndeshjes në “Loro Boriçi” të Shkodrës mes Kosovës dhe Kroacisë, autoritetet kanë marrë masa të forta teknike dhe administrative për të eliminue çdo lloj konflikti publik mes grupeve të tifozëve.

Në kuadër të kësaj ka reague edhe Ambasada e Kroacisë në Tiranë, e cila ka kërkue nga autoritetet identifikimin e tifozëve problematikë dhe parandalimin e çdo lloj incidenti që mundet me cenue rendin dhe sigurinë e tifozëve dhe ekipit kroat.

Mediat kroate kanë raportue se ka indikacione që tifozët kroatë të Hajdukut të Splitit, të njohun me emnin “Torcida”, planifikojnë incidente për të ndërpre ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë./Syri.net