Shtypi botnor: Ku asht Messi?

Shtypi botnor ka ngacmue Barcelonën dhe ka ngrit në qiell Atleticon pas ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-0 për bardhekuqtë dhe rrjedhimisht pas eliminimit të katalanasve. “Ku ishte Messi?”

“Nuk kemi lajme nga Leo Messi”, thotë Daily Mail, që shton se as argjentinasi dhe as Neymari nuk janë ma ata që kanë qenë para pushimit të kombëtareve.

Ndërkohë, La Gazzetta dello Sport thotë se ishte “nji mbramje e hidhun për Messin dhe shokët e tij”.

L’ Equipe i Francës nënvizon se sërish asht Atletico Madrid skuadra që eliminon Barcelonën nga Champions League, ndërsa Griezmann asht lideri i saj.

Argjentinasja Ole thotë se bahet fjalë për nji triumf të madh të Atletico Madrid. Po Messi? Nuk diti, nuk mundi dhe nuk gjeti mënyrën për t’iu kundërpërgjigj kundërshtarit.

Ndërsa katalanasja Sport mendon se arbitri dhe Griezmann e eliminuen Barcelonën: “Atletico, i nxitun nga tifozeria, dukej se do e hante Barcelonën. Në fund, skandali! Rizzoli nuk dha nji penallti t’pastër për katalanasit”.