Sigal Prishtina pëson humbje. Tensione mes Hajrizit dhe ‘Plisave’

Sigal Prishtina humbi ndeshjen e vlefshme për FIBA Europe Cup kundër Demir në Prishtinë dhe sigurisht që Plisat nuk janë shfaqë aspak të kënaqun.

Edhe pse Drilon Hajrizaj ishte njani nga basketbollistët ma të dalluem në parket gjatë kësaj ndeshje, prapë kishte tensione nga tifozët prishtinas rreth tij.

Kur mbas ndeshjes, Plisat filluen me knue në kor dhe emni i Drilon Hajrizajt u përmend, Plisat reaguen tue kërkue të mos brohoritej emni i mitrovicasit.