Simeone: Nuk asht hakmarrje, por nji tjetër mundësi ndeshja ndaj Real Madrid

Football Soccer - Atletico Madrid training - Majadahonda, Spain -21/5/16- Atletico Madrid's coach Diego Simeone attends a training session in Majadahonda. REUTERS/Juan Medina

Diego Simeone nuk e sheh si hakmarrje finalen e Champions League ndaj Real Madrid’it, ekip që u u ka mohue Los Colchoneros me fitue trofenë ma të randësishëm për ekipe dy vitë ma parë në Da Luz. Për argjentinasin asht thjesht nji tjetër mundësi e dytë që duhet shfrytëzue.

“Në futboll ashtu si në jetën e përditshme, nuk ka hakmarrje, por mundësi të reja. Hakmarrje më doket nji fjalë negative, sepse të kujton gjithmonë momentet e këqija, ndërsa kur thue nji tjetër mundësi, flet për optimizëm, për siguri dhe besim.”

Simeone kujton se ekipi i tij ka eliminue dy nga tre ekipet ma të mira në botë, dhe tash në finalen e Milanons, ka me u përballë me të tretin, Real Madrid’in.

“Ndoshta, Reali asht ndryshe nga Barcelona dhe Bayern Munchen. Asht nji ekip ma i drejtpërdrejtë dhe shumë i rrezikshëm në goditjet standarde, pa harrue dhe qëndrueshmërinë në fazën mbrojtëse me Pepe, Varane dhe Ramos, ndërsa prania e Casemiro’s i ka dhanë ma shumë ekuilibër nji ekipi që ka potencial të jashtëzakonshëm ofensiv.”