Situatë qesharake te Uruguai, Godin knon himnin e Kilit

Nji situatë disi qesharake ka ndodhë në ndeshjen Meksikë-Uruguai. Në vend që me u lëshue himni i Uruguait u lëshue nji tjetër himn, ai i Kilit.

Në video shfaqet Diego Godin, i cili po knon himnin e kombëtares kiliane pa e kuptue aspak. Mandej asht shoku i tij i ekipit Alvaro Pereira që i tërheq vëmendjen, tue i kujtue se po knon himnin e gabuem.