Skandal: FFK i len pa bileta tifozët kosovarë (foto)

Kosova, ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botnor e luen në Islandë.

Mirëpo, Federata e Futbollit të Kosovës, nuk ka kërkue bileta nga Federata e Islandës për tifozët kosovarë, shkruen indeksonline.

Këtë e ka konfirmue përmes emailit, federata islandeze, tue thanë se, FFK nuk ka kërkue bileta për tifozët e vet.

“Na rezervojmë biletat për ekipin vizitues vetëm atëherë kur na kërkohet. FFK nuk kërkoi ndonji biletë për tifozë para afatit dhe për këtë arsye sektori i rezervuem (për mysafirë) i asht shitë tifozëve islandezë. Na mundemi me kuptue plotësisht frustrimin tuej, por nuk ka asgja që mundemi me ba, mbasi biletat kanë dalë në shitje”, njofton Federata Islandeze e Futbollit.