Skandaloze: Kqyreni qysh rrehen lojtarët në futbollin kosovar

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Flamurtarit e gjeti fundin e lojës në mënyrën ma të keçe të mundshme.

Dueli i vlefshëm për javën e 14’të ka zgjatë vetëm 35 minuta, mbasi futbollistët e dy ekipeve janë përfshi në nji përleshje masive, shkruen Gazeta Sheshi.

E tanë ngjarja nisi mbas nji kacafytje ndërmjet dy kapitenëve të ekipeve(Ilir Morina, Ballkani dhe Korab Hasani, Flamurtari) për me u përfshi mandej shumë futbollistë dhe persona, të cilët ishin futë në fushën e lojës për m’ii dhanë nji tjetër pamje të keqe futbollit kosovar, sidomos që vjen nga dy ish ekipe elitare të futbollit kosovar.