S’kanë të ndalun problemet për Beckenbauer

Të tjera detaje janë ba të dituna orët e fundit lidhun me skandalin që ka përfshi Franc Beckenbauer mbi organizimin e Botnorit të vitit 2006 në Gjermani.

Simbas asaj që raporton “Bild”, Beckenbauer nuk ka punue në mënyrë vullnetare për organizimin e kësaj gare, ndryshe nga cfarë ka deklarue sistematikisht në cdo konferencë shtypi, por asht pague në mënyrë të majme nga ana e DFB.

Simbas asaj që mësohet, Beckenbauer ka përfitue 5.5 milionë euro si kryetar i komitetit orgazanitor të garës, madje DFB ka përfundue dhe në telashe me tatimet prej tij, mbasi shuma e Beckenbauerit fillimisht nuk asht deklarue, dhe mbas kontrollit të tatimorëve,