Skenderbeu-Antonio Conte, e keni ditë këtë?

Skënderbeu ka me u mbrojtë në CAS nga treshja e avokatëve italianë, të specializuem për çashtje sportive, treshe e cila i ka dhanë besimin korçarëve se kanë me dalë fitues përballë UEFA’s.

Në shtypin e shkruem sportiv kanë dalë edhe emnat e avokatëve, teksa kryesori asht Antonio Conte (jo trajneri i Italisë), i cili ka qenë edhe avokati i Francesko Tottit, ndërsa së bashku me dyshen Gabriele Zukereti – Kamilo Mineo punojnë për llogari të ekipit të Romës.

Tashma detyra e tyne ka me qenë të hedhin poshtë në CAS pezullimin nji vjeçar që UEFA ka vendosë për Skënderbeun, dhe për këtë ata e kanë garantue ekipin e Skënderbeut.

Vendimi i CAS’it për korçarët merret më 6 Korrik, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ekipi po pregaditet në Austri.

maxresdefault