Skënderbeu i pa fat në fund të ndeshjes (video)

Skënderbeu nuk pati fat në takimin ndaj kroatëve të Dinamo Zagrebit.

Në ndeshjen që u zhvillue në stadiumin Maksimir të Zagrebit, korçarët ishin diçka ma të mirë se vendasit në pjesën e parë, kur edhe shënuen gollin e avantazhit me anë të Liridon Latifit në minutën e 37.

Por, skuadra shqiptare nuk arriti me mbajtë deri në fund këtë epërsi, mbasi në minutën e pestë të lojës shtesë, Angelo Henriquez barazoi me kry nga afërsia.

Ky rezultat, me nji goll të shënuem si mysafir, i jep Skënderbeut nji epërsi të konsiderueshme para ndeshjes së kthimit që zhvillohet javën e ardhshme.