Skenderbeu nga kampion i padiskutueshëm, në…!

Mbrojtësi i Skënderbeut Tefik Osmani asht pranë transferimit te ekipi i Kukësit.

Ditët e fundit ka pasë takime mes lojtarit dhe presidentit të Kukësit, Safet Gjici i cili i premton Osmanit prezencën në Eurpopa League.

Transferimi i Osmanit te Kukësi mundet me ndodhë edhe për arsye se lojtari ka familjen në Tiranë ku kishte me qenë ma komod pranë saj.

Ndërsa, në krahun tjetër Partizani po mendon me përfitue nga ndëshkimi i Skënderbeut, tue i marrë korçareve sulmuesin kryesor Hamdi Salihi.

Partizani ka me luejtë në fazën eliminatore në Champions League ku ka me u përballë me Ferencvarosit, ndërsa të kuqtë po mendojnë me përforcue repartin e sulmit.