S’keni me besue! 8 ekipet që Real Madrid nuk i ka mujt kurrë në Champions!

Borussia Dortmund asht kundërshtari i radhës i Real Madridit në Champions League sonte.

Ndeshja luhet në Signal Iduna Park, stadium nga ku nuk ka dalë kurrë triumfues Real Madridi.

Por, Real Madrid ka tetë ekipe që nuk ka fitue kurrë si mysafir në Champions Leagues edhe pse ka udhëtue minimum dy herë.

Juventusi

Real Madridi udhëtimet ma të vështira në histori i ka pasë kundër Juventusit, ku në gjashtë ndeshje, pesë herë kanë pësue humbje, dhe ka marrë vetëm nji barazim. Rekordi ma i keq në histori të klubit ndaj nji ekipi.

Borussia Dortmund

Real Madrid ka udhëtue gjashtë herë në stadiumin e Borussia Dortmundit.

Los Blancos kanë marrë tri humbje dhe tri barazime.

Olympiacos

Real Madridi e ka vizitue katër herë Olympiacosin. Edhe pse diferenca mes dy ekipeve janë të mëdha, Los Blancos kanë marrë tri barazime dhe humbje.

AC Milan

Real Madrid nuk ka fitue kurrë në San Siro në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër AC Milan. Dy barazime dhe nji humbje nga Rossonerët.

Spartak Moska

Dy ndeshje ndaj Spartakut në Ligën e Kampionëve dhe dy humbje.

Atletico Madrid

Real Madridi kurrë nuk e ka mujt Atleticon në Ligën e Kampionëve në Calderón. Nji humbje dhe nji barazim në dy ndeshje.

Lazio

Real Madrid dy herë e ka vizitue Stadio Olimpicon, ndërsa me Lazion ka marr dy barazime.

Manchester City

Real Madrid nuk ka fitue asnjiherë ndaj Manchester Cityt, ku ka marrë dy barazime.

Shperndaje në: