SkySports parashikon ndeshjen Shqipni-Zvicer

Eksperti i ‘SkySports’, Paul Merson ka parashikue fituesin e përballjes së 11 Qershorit mes Shqipnisë dhe Zvicres.

Merson, që asht ekspert i futbollit, ka parashikue nji fitore minimale 1-0 të Zvicres ndaj Shqipnisë.

Ai ka thanë se pret që ndeshja me qenë e vështirë për të dyja palët, por që Zvicra mundet me kallxue nji kualitet ma të mirë në lojë.

Kurse, në ndeshjen e cila ka me çelë sot Kampionatin Europian midis Francës dhe Rumanisë asht parashikue nji fitore 2-0 e vendasve.