SMS që Arrigo Sacchi i dërgoi Edi Ramës

Nji mesazh telefonik ka mbërri në adresë të kryeministrit të Shqipnisë Edi Rama nga ish-trajneri i mirënjohun i Milanit, Arrigo Sacchi.

Ky i fundit ka lavdërue futbollin e shfaqun nga djemtë e De Baisit, që simbas tij kanë dhanë gjithçka në fushë.

“Nji sms që erdhi sot në telefonin tim nga nji zotni i madh i historisë së futbollit botnor:

I dashur Edi,

jam plotësisht dakord me çfarë ke shkrue në letrën tande për paraqitjet e bukura të djemve të De Biasit. Nji grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosun, që ka luejtë edhe nji futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë ba tu nderue profesionin dhe atdheun e tyne, meritojnë vetëm lavdime.

Nji përqafim të fortë
Arrigo Sacchi”, shkruen Rama në “Facebook”.