Sonte bota ndalet për 90 minuta për ‘El Clasicon’

elclasico

Sonte në “Camp Nou” luhet përballja ma e madh europiane, e njohun si “El Clasico”, mes dy rivalëve ma të urryem në botën e futbollit, Barcelonës dhe Real Madridit.

Për 90 minuta bota ndalët.

Miliona njerëz do t’i kenë sytë kah “Camp Nou”. Nji sfidë që ofron gjithnji emocione, tension dhe pa dyshim, golla.

Barcelona hynë në këtë ndeshje më 10 pikë ma shumë së Reali, megjithatë, ballafaqimi mes këtyne dy skuadrave të mëdha spanjolle, pritet të prodhojë lojë jashtëzakonisht të fortë ashtu si ka ndodh çdo herë në përballjet mes këtyne dy gjigantëve.

 

Ballafaqimi mes Barcelonës dhe Real Madridi nis n’orën 20:30.