Sonte derbi i madh: Këta janë 11 lojtarët që kanë luejt edhe për Milanin edhe për Interin

Derbi i Milanos din me ofrue emocione të mëdha, gja që e ban derbin ma unik në botën e futbollit.

Përgjatë historisë, jo shumë futbollistë kanë pranue me luejt për të dy ekipet, tue mos dashtë me u etiketue si “tradhtarë”.

Por, disa futbollist nuk e kanë pasë këtë brengë dhe në karrierën e tyne kanë luejt për të dy ekipet.

Ma poshtë i gjeni emnat e 11 futbollistëve që kanë luejt për të dy ekipet:

LORENZO BUFFON (1949-1959 Milan, 1960 1963 Inter)

THOMAS HELVEG (1998-2003 Milan, 2003-2004 Inter)

CHRISTIAN PANUCCI (1993-1997 Milan,1999-2000 Inter)

FULVIO COLLOVATI (1976-1982 Milan,1982-1986 Inter)

FRANCESCO COCO (1995-1997 Milan, 1998-1999 Milan, 2000-2001 Milan, 2002-2005 Inter)

CLARENCE SEEDORF (1999-2002 Inter, 2002-2012 Milan)

ANDREA PIRLO (1998-1999 Inter, 2000-2001 Inter, 2001-2011 Milan)

ROBERTO BAGGIO (1995-1997 Milan, 1998-2000 Inter)

RONALDO (1997-2002 Inter, 2007/2008 Milan)

HERNAN CRESPO (2002-2003 Inter, 2004-2005 Milan, 2006-2009 Inter)

ZLATAN IBRAHIMOVIC (2006-2009 Inter, 2010-2012 Milan)