Sonte dita e madhe e klasikes Gjermani-Francë!

Dita e hakmarrjes, e finales se gjithçkajes.

Gjermania dhe Franca luejnë për historinë.

Secila për hesapin e vet në nji 90 minutësh që mund të kunorëzojnë për herë të katërt, gjermanët në nji Europian, apo me çue në tre titujt për Francën, tue i barazue pikërish me kampionët e Botës.

Dy superfuqi të futbollit kontinental do të përplasen për me nda biletën e finales së Parisit.

Franca, ashtu si Gjermania ndaj Italisë, duhet me thye nji mallkim të gjatë.

Gjelat kanë nji llogari të hapun me Gjermaninë mbasi nuk arrijnë me triumfue ndaj “pancerave” në nji kompeticion zyrtar që prej vitit 1958.

Gjithsesi, ndeshja e sontme n’orën 21:00 në “Velodrome” prezenton nji sfidë pothuejse të paparashikueshme ku diferencën kanë me ba detajet.