Sonte fati i Shqipninë asht n’duert e britanikëve!

Në kalendarin e sotëm të “Euro 2016” kanë me u zhvillue dy ndeshje.

Angli-Sllovaki dhe Uells-Rusi janë dy përballjet që zhvillohen në mbramje në të njajtën kohë tue fillue nga ora 21:00.

Të dy përballjet kanë randësi të madhe për Kombëtaren Shqiptare mbasi që nga grupi B ka gjasa që të eliminohet vendi i tretë që e dërgon në fazën tjetër.

Shqipnisë i konvenon sot fitorja e Anglisë ndaj Sllovakisë me ma shumë se dy golla epërsi dhe fitore ose barazim për Uellsin në përballjen me Rusinë.

Nëse kjo do të ndodhë sot, atëherë gjasat e Shqipnisë vërtetë janë të mëdha mbasi nga katër grupet tjera lehtë do të ndodhte që dy skuadrat e para në tabelë me i fitue edhe ndeshjet e fundit në grupe.