Sonte hapet Olimpiada në Rio. Nisin ethet për parakalimin e Komitetit Olimpik të Kosovës

Sonte mbas mesnate nisin zyrtarisht Lojnat Olimpike ne kryeqytetin brazilian Rio de Janeiro. Ceremonia e hapjes mbahet ne Stadionin Maracana.

Atlete nga 260 shtete garojne nga 5 deri 21 Gusht ne 28 diciplina sportive dhe kane me u percjelle nga audienca globale prej biliona njerezve.

Java e Olimpikut nga dominue nga skandali rus per doping, virusi Zika, me sigurine e qytetit, infrastruktures dhe vendeve te saj.

Sivjet asht edicioni i 31’te i Olimpiades, por ne te vertete asht i 28’i meqenese nuk asht mbajte ne vitet 1916, 1940 dhe 1944 shkaku i luftave.

Lojnat Olimpike mbahen per te paren here ne Ameriken Jugore dhe po ashtu per te paren here marrin pjese edhe 8 sportiste te Kosoves, si Rita Zeqiri – notuese profesioniste e Kosoves, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova (xhudiste), Urata Rama (shejtare), Vijona Kryeziu (atlete), Lum Zhaveli (notues), Musa Hajdari (atlet), Qëndrim Guri (çiklist).

rita

 

Rreth 3 bilione njerez kane me shiku ceremonine, per te cilen i jane dashte 5 vjet me prodhue dhe ceremonia perfshin 300 valltare, 5000 vullnetare dhe 12 mije kostume.

Supermodelja braziliane Gisele Bundshen dhe aktorja britaneze Dama Judi Dench kane role ne produkcionin e Olimpiades para se 207 ekipet garuese te marrin pjese ne Paraden e Kombeve.