Sonte loja e parë çerekfinale, qe kush perballet!

Sonte ka me u zhvillue çerekfinalja e parë në Euro 2016, ndërmjet Kombëtares së Polonisë dhe asaj të Portugalisë.

Të dy ekipet me shumë vështirësi kanë ardhë deri në këtë fazë, mbasi paraprakisht eliminuen Zvicrën dhe Kroacinë.

Polonia do të ketë nji mundësi të mirë për me shkrue histori, tue u kualifikue në gjysëfinale, ndërsa n’anën tjetër Portugalia për me vazhdue andrrën e saj me triumfue.

Kjo po ashtu do të jetë nji mundësi e madhe për Cristiano Ronaldon me shkrue histori edhe me Kombëtare, ashtu si me ekipet e tij.

Ndeshja ndërmjet Polonisë dhe Portugalisë zhvillohet me fillim prej ores 21:00, në stadiumin e ekipit të Marseille, Vlodrome.