Sonte luhet çerekfinalja e dytë, kush takohet!

Sonte do të zhvillohet çerekfinalja e dytë n’Euro 2016, ku do të takohen Wellsi dhe Belgjika.

Kjo do të jetë nji ndeshje shumë e randësishme për Wellsin, i cili ka mundësi me shkrue histori, tue u kualifikue në gjysëfinale që në debytimin e tij.

N’anën tjetër, Belgjika duhet me fitue këtë ndeshje, mbasi janë favorit për me fitue krejt kampionatin.

Kujtojmë se fituesin e ndeshjes se sontme në gjysëfinale e pret Portugalia, që mbramë me penallti eliminoi Poloninë.