Sonte në fushë Shqipnia dhe Kosova, qe çfarë shkruen Rama!

Edhe pse situata në Shqipni vijon të mbetet me shumë ngjarje, kryeministri Edi Rama, ka gjetë momentin edhe për me urue kombëtaren në futboll të Kosovës.

Kjo e fundit luen sot ndeshjen e parë në shtëpi me Kroacinë në kuadër të kualifikimeve për botnorin “Rusi 2018”.

Rama ka zgjedh nji foto me dy të ri njani me nji shall me simbolin e Kosovës dhe tjetra nji vajzë me shall me simbolet e Shqipnisë.

“Mirësjevjen Kosova sonte në Shkodër. Rruga e mbarë Shqipërisë në Lihtenshtein. Një mbrëmje zemrash kuqezi për dy skuadrat që do të lidhin kombin përpara ekranit kudo ku jetojnë shqiptarë. SUKSESE JEMI TË GJITHË ME JU”, shkruen Rama në Facebook.

 

ramafbbbbb