Sonte percaktohet finalisti i parë, Portugalia apo Wellsi

Mbas dy ditë pushimi, sonte n’orën 21:00 rikthehen përballjet në gjysëfinale të Kampionatit Europian, ku Portugalia dhe Wellsi kanë me zhvillue ‘betejën’ ma të randësishme për me pre nji biletë për finalen e madhe të 10 Korrikut.

Në ‘Stade de Lumiere’ të Lyonit, nuk do të jenë të gatshëm 3 lojtarë të cilët janë të pezulluem për shkak të kartonave.

Nga kampi portugez, qendërmbrojtësi Carvalho nuk do të jetë i gatshëm, ndërsa te Wellsi mungon mbrojtësi Ben Davies dhe ‘ylli’ i Arsenalit, Aaron Ramsey.