Sonte sytë kah Brazili, nisin Lojnat Olimpike!

Bota sonte do t’i ketë sytë kah Brazili.

Në gjigantin brazilian ‘Maracan’ sonte zyrtarisht kanë me u hapë Lojnat Olimpike, ku tashma në Rio de Janiero janë mbi 10 mijë sportistë që synojnë me fitue medalje.

Brazili hyn në historinë e Lojnave Olimpike si i pari vend amerikanolatin që organizon ngjarjen ma të randësishme sportive.

Në këtë eveniment të madh sportiv do të ndahen hiq me pak së 306 medalje për sportistët që prekin rezultatet ma të nalta në 16 disiplina sportive që do të zhvillohen në rajonet e Barres, Deodoros, Maracanase dhe Copacabanes.

Mbi 10 mijë sportistë tashme janë vendos në Parku Olimpik dhe Paraolimpik në Barra, i cili ka nji sipërfaqe prej 1.18 milionë m2 dhe në këtë zonë do të zhvillohen garat të cilat do të nisin sonte.

Pjesë e Lojnave Olimpike ‘Rio 2016’ për herë të parë do të jetë edhe Kosova.

Tetë sportistë të primë nga kampionia e botës, Majlinda Kelmendi do të përfaqësojnë shtetin ma të ri në botë.

Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi konsiderohet favorite për me rrëmbye medaljen në ‘Rio 2016’, e që do të ishte medalja e parë për Kosovën nga nji ngjarje kaq masovike.

Ceremonia e hapjes së Olimpiadës ka me u zhvillue sonte në stadiumin “Maracana”, ku do të parakalojnë 207 delegacione, e në mesin e këtyne shumë shteteve do të defilojë edhe flamuri i Kosovës të cilin ka me mbajtë Majlinda Kelmendi.