Sot, Drita-Gjilani, nji ndër derbit ma të mëdhaj në Ballkan

Drita dhe Gjilani kanë me i dhanë zjarr sot futbollit kosovar, në derbin e qytetit, “El Anamorava”.

Ekipet janë të vendosuna ta mposhtin në fushë njana-tjetrën, njisoj si tifozët në tribuna, të cilët kanë me “luftue” se cilët kanë me qenë ma të zhurmshëm.

Në fund të fundit, derbi i Gjilanit, hijeshia e futbollit kosovar, garanton spektakël dhe emocion.

Tifozeritë e dy ekipeve, si “Intelektualët” ashtu edhe Skifterat kanë fillue shumë ma herët ‘pregaditjet’, tue postue foto ngacmuese ndaj njana-tjetrës, kështu tue e dhez edhe ma shumë derbin.

Loja zhvillohet në Stadiumin e qytetit në Gjilan, në orën 15:00.