Sot, finalja e Europa League

Sevilla-Liverpool, nji finale e madhe që zbret në fushën e gjelbërt 7 tituj të formatit UEFA. Nuk ka ku shkon ma mirë se kështu për nji finale të Europa League.

Në “St. Jakob Park”, mbramja sontme ka me u ndez nga magjia e futbollit europian ku “The Reds” kërkojnë me u rikthye t’lavdishëm në kontinent, ndërsa Sevilla synon historinë. Liverpooli e ka fitue Kupën UEFA në vitet 1973, 1976 dhe 2001, ndërsa në finalet europiane, anglezët kanë 8 fitore në 11 ndeshje.

Tue u bazue në statistika, Liverpool asht favorit, mbasi ka fitue tana finalet ndaj ekipeve spanjolle.

Sevilla-Liverpool asht përballja e parë ndërmjet tyne. Në Basel, Liverpool ka me u rikthye në nji finale të madhe europiane qysh prej humbjes ndaj Milanit në Athinë në vitin 2007, në finalen e Champions League.