Sot finalja e Kupës së Kosovës, Prishtina-Drita, kush fiton shkon në Europa League

Prishtina dhe Drita kanë me u përballë sot në Prishtinë në kuadër të finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Mbas pranimit të Kosovës në UEFA, fituesi i Kupës ka me luejë në ndeshjet kualifikuese të Europa League, prandaj finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës e Dritës pritet me qenë ma interesante se kurrë ma parë.

Ndeshja zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës me fillim në orën 16:00.