Spanja asht tue dominue n’Europë

Janë përpara të gjithëve, në programim, lojë e gjithcka. Europa e Futbollit nuk mundet me ba tjetër, vecse me ju nënshtrue hegjemonisë së futbollit spanjoll, argëtues dhe pragmatik, dinamik dhe elegant, por mbi të gjitha fitues.

E thotë historia e afërt, në Europë në vitet e fundit ekipet spanjolle kanë fitue pa fund, tue lanë me gisht në gojë ekipet e mëdha të Kontinetit të Vjetër. Champions League, Europa League, Superkupa Europiane, kudo dominim i spanjollëve tue lanë të zhgënjyem Guardiolën në Gjermani, Juventusin italian apo dhe ekipet angleze.